Këshillit të Lartë Gjyqësor u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes për dy anëtarët e rinj të Këshillit, z. Albens Tabaku dhe z. Bledar Bajri, të zgjedhur nga ana e Kuvendit të Shqipërisë më datë 25.07.2024, nga rradhët e avokatisë
Sot, në datën 29.07.2024, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes për dy anëtarët e rinj të Këshillit, z. Albens Tabaku dhe z. Bledar Bajri, të zgjedhur nga ana e Kuvendit të Shqipërisë më datë 25.07.2024, nga rradhët e avokatisë.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Naureda Llagami mirëpriti anëtarët e rinj të Këshillit, duke ju uruar suksese në kontributin e tyre drejt procesve të rëndësishme që presin sistemin gjyqësor, në drejtim të pavarësisë, integritetit dhe transparencës. Po ashtu znj. Llagami falenderoi znj. Fatmira Luli dhe z. Alban Toro për kontributin e rëndësishëm gjatë ushtrimit të mandatit të tyre dhe Këshilli vijoi me miratimin e deklarimit të mbarimit të mandatit për ta.