Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim Për Shtyp datë 18 Qershor 2024

Sot, në datë 18.06.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli miratoi vendimin për caktimin e trupës së gjyqtarëve udhëheqës për periudhën tetor 2024 – tetor 2027.

Më tej, Këshilli vendosi për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 247, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidatin z.{…}, për shkak të heqjes dorë nga kandidimi.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 500, datë 21.11.2022, për kandidatin z. {…}, për shkak të heqjes dorë nga kandidimi.

Gjithashtu, Këshilli vendosi për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 503, datë 21.11.2022, për kandidatin z. {…}, për shkak të heqjes dorë nga kandidimi.

Këshilli miratoi raportin për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit z. {…}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për kualifikimin e kandidatit z. {…} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 79, nr. 80 dhe nr. 81, datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

Pas procedurës së shortit, Këshilli miratoi vendimin për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional për periudhën e vlerësimit 2017-2021, për gjyqtaren znj. {…}, e cila ka plotësuar kriteret ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë.

Pas hedhjes së shortit, Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së përshpejtuar të detyruar të vlerësimit etik dhe profesional, periudha e vlerësimit viti kalendarik 2022, për gjyqtarin z. {…}.

Në përfundim, Këshilli miratoi vendimin për përsëritjen e komandimit të gjyqtares znj. Maela Alicanaj në pozicionin e këshilltarit ligjor në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Back to top