Këshilli i Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me prezencën e organizatës për siguri dhe bashkëpunim me Europën (OSBE), zhvilloi trajnimin e radhës për gjyqtarët e medias.
Më datat 6 dhe 7 Qershor 2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me prezencën e organizatës për siguri dhe bashkëpunim me Europën (OSBE), zhvilloi trajnimin e radhës për gjyqtarët e medias.
Në këtë trajnim ishin të pranishëm nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Blerta Ngucaj, Drejtore e Departamentit të Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, z. Mauro Puzzo, drejtues i Departamentit Ligjor dhe të Drejtave të Njeriut pranë OSBE, gjyqtarë të caktuar për median nga të gjitha nivelet, si dhe përfaqësues të medias.
Trajnimi dy ditor ndërthuri njohuritë teorike me teknika praktike të ndërveprimit efektiv të gjyqtarëve me median dhe publikun, si dhe ju dha mundësi gjyqtarëve të medias të ndajnë eksperienca konkrete nga puna e tyre.
Këshilli i Lartë Gjyqësor me krijimin e tij, mbetet i angazhuar për një komunikim efikas dhe cilësor me median dhe publikun, në administrim të një gjyqësori që meriton besimin e publikut.