Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami mori pjesë në mbledhjen e 17-të Plenare të Rrjetit të Gjykatave Pilot të Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ), e cila u zhvillua në Mechelen, Belgjikë
Në datën 10 prill 2024, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami mori pjesë në mbledhjen e 17-të Plenare të Rrjetit të Gjykatave Pilot të Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ), e cila u zhvillua në Mechelen, Belgjikë.
Gjatë takimit, përfaqësues të CEPEJ diskutuan gjerësisht mbi mekanizmat për reduktimin e stokut të çështjeve të pa trajtuara, vlerësimin e cilësisë së punës së gjyqtarëve si dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në sistemet gjyqësore.
Në këtë aktivitet, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Llagami solli praktikën e vendit tonë lidhur me hartimin e strategjisë për uljen e numrit të çështjeve të pa trajtuara në gjykata, e cila pritet të zbatohet së shpejti.
Gjatë kësaj seance, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë eksperiencat e tyre duke diskutuar rreth sfidave të përbashkëta dhe gjetjes së mekanizmave për të përmirësuar efikasitetin dhe efiçencën e të gjithë sistemit gjyqësor.