Njoftim për shtyp datë 19 Mars 2024
Sot më datë 19.03.2024, në ambientet e Këshilli i Lartë Gjyqësor, u organizua ceremonia e betimit të anëtares së re të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, Znj. Nafije Hasko, përzgjedhur përmes shortit publik të datës 18.03.2024 dhe miratuar me vendimin nr. 143, datë 18.03.2024 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në zbatim të nenit 146, pika 4, të ligjit 10019, datë 28.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 101/2020.
Pas përmbajtjes së betimit “Betohem solemnisht se do të respektoj, do të mbroj dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, se do të respektoj të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe do të përmbush detyrat e mia. Betohem se do të kryej detyrën time me të gjitha mundësitë e mia dhe në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person, parti politike apo subjekt zgjedhor”, znj. Hasko kreu betimin me dorën mbështetur mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.