Njoftim për shtyp 18 Mars 2024
Sot më datë 18.03.2024, ora 11:00, Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor (i ndryshuar), organizoi hedhjen publike të shortit për përzgjedhjen e një anëtari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor. Në përfundim të procedurës së hedhjes së shortit publik, anëtari i ri i trupës së Kolegjit Zgjedhor, është Znj. Nafije Hasko.
Pas kësaj procedure, sot me datë 18.03.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen plenare të radhës, miratoi me vendimin nr. 143 zgjedhjen e anëtarit në vendin vakant të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, znj. Nafije Hasko, të përzgjedhur me shortin publik të datës 18.03.2024.