Njoftim për shtyp 13 Mars 2024
Sot, në datë 13.03.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli vendosi shtyrjen e zhvillimit të seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {…} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}.
Më tej, Këshilli vendosi për miratimin e listës përfundimtare të gjyqtarëve që do të marrin pjesë në hedhjen e shortit për plotësimin e vendit vakant në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor.
Këshilli miratoi vendimin mbi shpërndarjen e disa pajisjeve të teknologjisë së informacionit, në gjykatat e të tre niveleve.
Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. {…} të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 239, 240, 241, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”.
Githashtu, Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. {…} të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin e Këshillit nr. 236, datë 24.05.2023 dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, shqyrtoi dhe miratoi vendimet për verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për kandidatët:
• Znj. {…} për pozicionet e lira në fushën e së drejtës civile, të shpallura me vendimet e Këshillit nr. 239, nr. 244, nr. 247 datë 24.05.2023;
• Z. {…}, për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës civile, të shpallur me vendimin e Këshillit nr. 241 datë 24.05.2023.
Këshilli vendosi të shtyjë zhvillimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {…}, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}.
Ndër të tjera, Këshilli vendosi për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kandidatët:
• Z. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.24, datë 18.01.2023.
• Z. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.22, datë 18.01.2023;
• Znj. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.23 datë 18.01.2023.
Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimet për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për kandidatët:
• Znj. {…}, për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës civile, të shpallur me vendimin e Këshillit nr.247, datë 24.05.2023;
• Znj. {…}, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin e Këshillit nr. 502, datë 21.11.2022.
Pas shqyrtimit të projektvendimit, Këshilli vendosi për pranimin e kërkesës për qëndrim në detyrë deri në moshën 70 vjeç të z. {…}.
Këshilli shqyrtoi dhe miratoi opinionin mbi kandidatët që kanë aplikuar për t’u komanduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Këshilli miratoi vendimin për dërgimin e emrit të kandidatit i cili ka aplikuar për t’u komanduar në pozicionin “ndihmësmagjistrat” në Gjykatën e Lartë.
Këshilli miratoi vendimin për përjashtimin e kandidates znj. {…}, nga procedurat e komandimit si “ndihmësmagjistrat” në Gjykatën Kushtetuese.
Pas përcaktimit me short, Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit në procedurat e lëvizjeve paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e Durrës, të shpallura me vendimet nr. 73, 74, 75, 76, 77, 78, 79, 80, 81, 82, 83, 84, 85, 86 datë 20.02.2024 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në përfundim, Këshilli vendosi për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.