Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për fillimin e procedurës së verifikimit e plotësimit të kritereve të kandidatëve për në provimin e pranimit në Programin e Formimit Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për ndihmës ligjor për vitin akademik 2024-2025, nga Komisioni i Përkohshëm

Këshilli i Lartë Gjyqësor, me anë të vendimit Nr. 55, datë 07.02.2024 ka vendosur ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kandidatëve për në provimin e pranimit në Programin e Formimit Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për kancelar dhe/ose për ndihmës ligjor për vitin akademik 2024-2025.
Në mbështetje të procedurave dhe afateve të parashikuara në vendimin nr. 424, datë 12.10.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit të kandidatit për kancelar, për këshilltar ose për ndihmës ligjor”, ju njoftojmë se Komisioni i Përkohshëm ka filluar verifikimin e dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët që kanë aplikuar për në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2024-2025, për ndihmës ligjor.

Back to top