Njoftim për shtyp datë 23 Shkurt 2024
Sot, në datë 23.02.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për caktimin me short të relatorit për procedimin disiplinor nr. 4/2024, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ndaj magjistratit {…}, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}.
Po ashtu, Këshilli vendosi caktimin e datës 13.03.2024, ora 11:00, për zhvillimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për fillimin e procedimit disiplinor nr. 3/2024, ndaj magjistratit {…}, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}.