Trajnim me temë “Komunikimi gjyqësor për gjyqtarët e medias”
Më datë 21.02.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me mbështetjen e projektit EU4Justice zhvilloi trajnimin me temë “Komunikimi gjyqësor për gjyqtarët e medias”. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, përfaqësuesit e projektit EU4Justice z. Arturo Valdes dhe z. Arben Lila, si edhe ekspertët ndërkombëtar të komunikimit z. Apostolos Anthimos dhe znj. Maria Pardos Rios, gjyqtarë të medias dhe përfaqësues të komunikimit nga stafi i gjykatave si edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Gjithashtu e pranishme në këtë takim ishte edhe znj. Marcela Shehu e cila ndau me pjesëmarrësit praktika nga eksperienca që ka patur si anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e caktuar për marrëdhëniet me median dhe publikun.
Gjatë takimit pjesëmarrësit patën mundësi të ndjekin sesione profesionale edhe praktike nga eskpertët ndërkombëtarë, mbi komunikim e gjyqësorit me median si edhe të ndajnë për diskutim eksperienca konkrete nga puna e tyre.