Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

N j o f t i m për shpallje konkurimi për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për kategorinë e ulët drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26, VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II dhe kreu III, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e ulët drejtuese (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:
– 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Menaxhimit të Sistemeve dhe Suportit të Gjykatave (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), në Drejtorinë IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
-Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Shef i Sektorit të Menaxhimit të Sistemeve dhe Suportit të Gjykatave, është si më poshtë:
– Menaxhon, kontrollon dhe përgjigjet nga pikëpamja organizative dhe operacionale, për të realizuar në kohë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
– Zhvillon dhe përmirëson në vazhdimësi procedurat në sektor për të ofruar cilësi të lartë dhe përgjigje të shpejtë ndaj kërkesave për mbështetje teknike, duke siguruar ndjekjen e tyre nga te gjithë punonjësit.
– Krijon një mjedis teknologjik, infrastrukturë dhe metodologji të përshtatshme për nxjerrjen e statistikave cilësore bazuar në programin e statistikave dhe në planin vjetor të punës. Siguron mirëmbajtjen dhe ruajtjen e bazave të të dhënave dhe garanton konfidencialitetin e tyre.
– Kontrollon dhe koordinon aktivitetin e specialistëve të Sektorit që drejton.
– Udhëheq specialistët duke dhënë mbështetjen e nevojshme dhe duke udhëzuar ata për kryerjen e detyrave të caktuara.
– Siguron bashkëpunimin e veprimtarisë së punës, si brenda Sektorit ashtu edhe me drejtoritë e tjera në Institucion dhe me homologët e saj jashtë institucionit.
– Zhvillon takime periodike me të gjithë punonjësit e sektorit për të drejtuar punën, identifikuar problemet, planifikuar aktivitetet që do të zhvillohen dhe ndarë përgjegjësitë.
– Siguron në kohë këshillim profesional, për hartimin dhe zbatimin e legjislacionit dhe përgatit raporte, analiza pune dhe informacione të ndryshme për Drejtorin e Drejtorisë.
– Ndjek menaxhimin e sistemeve që operojnë në gjyqësor si: Sistemi i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore, sistemi i regjistrimit audio RDA të seancave gjyqësore, sistemin audio për regjistrimin e mbledhjeve të gjyqtarëve, sistemi financiar buxhetor, Sistemi ProMagistrate, Mail Server, HelpDesk, Portali Gjykata.gov.al, etj.
– Në përputhje me politikat e përgjithshme në fushën e teknologjisë dhe sigurisë së informacionit, si drejtues i sektorit të suportit të menaxhimit të çështjeve, në bashkëpunim me qendrën e teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë është përgjegjës që njësia e varësisë të ndjekë:
– Zhvillimin ose pjesëmarrjen në zhvillimin e sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit për përdorim në gjykata;
– Menaxhimin, koordinimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e përdorimit të teknologjisë së informacionit në gjykata;
– Përcaktimin e sistemit të zbatueshëm të sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit të çështjeve dhe kujdeset që sistemi të përdoret në çdo gjykatë;
– Mirëmbajtjen e sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit të çështjeve;
– Ofrimin e asistencës teknike për gjykatat në përdorimin e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve;
– Përmirësimin periodik të sistemit, për të siguruar zbatimin e kërkesave funksionale të gjykatave, të vetë Këshillit dhe të organeve të tjera brenda sistemit të drejtësisë, si dhe për të reflektuar ndryshimet në ligjet procedurale;
– Sigurimin e saktësisë dhe sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale;
– Garantimin që sistemi elektronik i teknologjisë së informacionit të të dhënave gjeneron informacione statistikore, të cilat janë të nevojshme për punën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të organeve të tjera dhe që përputhen me standardet europiane për treguesit e punës së gjyqësorit, të tilla si norma e evadimit të çështjeve, numri i çështjeve për gjyqtar, kohëzgjatja mesatare e çështjeve dhe kohëzgjatja e çështjeve në proces në raport me kohëzgjatjen mesatare etj.;
– Përcaktimin e rregullave për përdorimin e detyrueshëm të sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve, njësimin e futjes së të dhënave dhe për saktësinë e të dhënave.
– Brenda fushës që mbulon, ndjek detyra që nuk janë parashikuar dhe që i ngarkohen nga eprorët e drejtpërdrejt sipas hierarkisë.
– Përmbushja e çdo urdhëri (me shkrim apo verbal) të eprorëve të drejtëpërdrejtë, që nuk përfshihet në pikat më lartë, nuk përbëjnë shkelje ligjore, dhe nuk cenojnë dinjitetin e punonjësit.

– Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, përcaktuar në nenin 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

I. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.

(Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil).

I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës (kategoria e ulët drejtuese, III-1 ose të barasvlefshme);
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni);
– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, “mirë” apo “shumë mirë”;
– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim;

I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Shef i Sektorit të Menaxhimit të Sistemeve dhe Suportit të Gjykatave, janë si më poshtë:
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Matematike dhe Informatike, Ekonomi Informatike, Informatike, Teknologji e Informacionit, Inxhinieri Elektronike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
– Të ketë jo më pak se 3 (tre) vite, eksperiencë pune në profesion;
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 12.02.2024, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Dokument për kategorinë në shërbimin civil (për kategorinë e ulët drejtuese, dokument nga institucioni);
– Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni);
– Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë (dokument i nënshkruar dhe i vulosur);
– Fotokopje të certifikatave të kualifikimit;
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit-gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dëshmi të njohurive të një gjuhe të BE (nëse ka);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportë;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
I.4. Konkurimi sipas procedurës së lëvizjes paralele, është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori dhe realizohet në dy faza;
I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele, do të kryhet brenda datës 13.02.2024, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

I.4.b. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, do të zhvillohet me datë 22.02.2024, ora 11.00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;
– Ligjin nr. 8417 datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9880 datë 25.02.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 10325 datë 23.09.2010 “Për bazën e të dhënave shtetërore”;
– Ligjin nr. 9887 datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin nr. 48/2012“Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”;
– Ligjin nr. 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar ;
– Ligjin nr. 9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”.

I.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje:
-me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë.
-me njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, gjatë intervistës së srukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur”, të DAP-it.
I.5. Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

II. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË

(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 29.02.2024).

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë.

II.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës së ngritjes në detyrë, janë si më poshtë:
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategoria paraardhëse), ose në pozicione të barazvlefshme me to;
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni);
– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, “mirë” apo “shumë mirë”;
– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Shef i Sektorit të Menaxhimit të Sistemeve dhe Suportit të Gjykatave, janë si më poshtë:
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Matematike dhe Informatike, Ekonomi Informatike, Informatike, Teknologji e Informacionit, Inxhinieri Elektronike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
– Të ketë jo më pak se 3 (tre) vite, eksperiencë pune në profesion;
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, kategoria paraardhëse (me dokument nga institucioni) ose në pozicione të barazvlefshme me to.
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 19.02.2024, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria paraardhëse, me dokument nga institucioni);
– Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi (me dokument nga institucioni);
– Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë (dokument i nënshkruar dhe i vulosur);
– Fotokopje të certifikatave të kualifikimit;
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit-gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dëshmi të njohurive të një gjuhe të BE (nëse ka);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportë;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.

II.4. Konkurimi sipas procedurës së ngritjes në detyrë, realizohet në dy faza:
Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil (kategoria paraardhëse, ose në pozicione të barazvlefshme me to), që kanë të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë punë në profesion dhe që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë të shpallur.
II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta, në shpalljen për konkurim, për procedurën e ngritjes në detyrë, do të kryhet brenda datës 29.02.2024, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, përcaktuar në shpallje.
II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpallje, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, duke filluar nga data 29.02.2024, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:
– Për verifikimin paraprak.
– Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës.
– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.
– Për datën e daljes së rezultateve.

II.4.c. -Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë që janë:

-Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;
– Ligjin nr. 8417 datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9880 datë 25.02.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 10325 datë 23.09.2010 “Për bazën e të dhënave shtetërore”;
– Ligjin nr. 9887 datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin nr. 48/2012“Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”;
– Ligjin nr. 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar ;
– Ligjin nr. 9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”.
-Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:
– Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 20 pikë.
– Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 40 pikë.
– Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 40 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur”, të DAP-it.
II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit;
II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 29.02.2024.

II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

II.5.c -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 29.02.2024, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi.

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë e ulët drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242 datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për pozicionin:
– Shef i Sektorit të Menaxhimit të Sistemeve dhe Suportit të Gjykatave (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), në Drejtorinë IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

Tiranë  më 13.02.2024

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së ngritjes në detyrë, për kategorinë e ulët drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta sipas procedurës së ngritjes në detyrë, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Shef i Sektorit të Menaxhimit të Sistemeve dhe Suportit të Gjykatave (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), në Drejtorinë IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
– Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë, është:

– Enida Muceku,

– Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 12.03.2024, ora 10.15, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Në të njëjtën ditë, më datë 12.03.2024, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Tiranë  më 29.02.2024

Dërgojmë për shpallje listën fituese,

 

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Kreu III, pika 36 dhe 39, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së ngritjes në detyrë, për 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Menaxhimit të Sistemeve dhe Suportit të Gjykatave (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), në Drejtorinë IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:

1. Enida Muceku 74.60 pikë,

 

Tiranë  më 20.03.2024

Back to top