Njoftim për shtyp datë 6 Dhjetor 2023
Sot, në datë 06.12.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli vendosi për miratimin e “Udhëzuesit standard të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe median”.
Më tej, Këshilli miratoi vendimin për shpalljen e vendeve vakante në pozicionin e ndihmësit ligjor, në Njësinë e Shërbimit Ligjor në gjykatat e apelit.
Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin mbi trajtimin financiar të magjistratëve, profili gjyqtarë, të diplomuar në vitin akademik 2022 – 2023.
Në vijim, Këshilli vendosi për dërgimin e emrit të kandidates e cila ka aplikuar për t’u komanduar në pozicionin “pedagog i brendshëm” në Shkollën e Magjistraturës.
Këshilli vendosi për caktimin me short të relatorit për vijimin e shqyrtimit të procedimit disiplinor, të filluar ndaj magjistratit z. {…} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesave të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Lezhë dhe Dibër për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.
Këshilli vendosi për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.
Ndër të tjera, Këshilli vendosi të miratojë kualifikimin për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2023-2024, të kandidatëve:
• Znj. Këze Hysaj
• Znj. Suela Coku
• Znj. Arfjona Duka.
Më tej, Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për kualifikimin/skualifikimin e kandidates znj. {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2023-2024”.
Këshilli vendosi për kualifikimin dhe lejimin për të marrë pjesë në provimin e vlerësimit profesional të kancelarit në detyrë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan z. Ledio Sulkuqi dhe caktimin e masës disiplinore ndaj tij.
Këshilli vendosi për kualifikimin dhe lejimin për të marrë pjesë në provimin e vlerësimit profesional të kancelares në detyrë, znj. Elona Hysi.