Njoftim për shtyp datë 28 Dhjetor 2023
Sot, në datë 28.12.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjen si vijon:
Në kuadër të mirëadministrimit të fondeve buxhetore, Këshilli miratoi vendimin për detajimin e buxhetit vjetor, viti 2024, për sistemin gjyqësor.