Këshilli i Lartë Gjyqësor, me mbështetjen e projektit “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri” (SEJ IV), pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2023-2026”, zhvilloi trajnimin me temë “Komunikimi i gjyqësorit me median dhe publikun”
Në datën 16 dhe 17 nëntor 2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me mbështetjen e projektit “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri” (SEJ IV), pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2023-2026”, zhvilloi trajnimin me temë “Komunikimi i gjyqësorit me median dhe publikun”.
Të pranishëm në këtë trajnim ishin znj. Marçela Shehu anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor e caktuar për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun, znj. Laurela Muca menaxhere e SEJ IV, znj. Rusudan Kvachantiradze eksperte ndërkombëtare dhe eksperte komunikimi e CEPEJ, z. Jasa Vrabec ekspert ndërkombëtar i CEPEJ dhe anëtar i GT-EVAL, gjyqtarët e caktuar për median si dhe koordinatorët për të drejtën e informimit të caktuar në gjykata.
Gjatë takimit pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin sesione profesionale, inovative dhe interaktive mbi komunikimin e gjyqësorit me median, ku ekspertët ndërkombëtarë ndanë eksperiencën e tyre duke demonstruar sukseset dhe diskutuan rreth sfidave aktuale.