Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Në mbështetje të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”, me qëllim përmbushjen e detyrimeve ligjore të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në kuadër të transparencës së veprimtarisë së KLGJ, Këshilli i Lartë Gjyqësor bënë thirrje publike për shfaqje interesi për 1 (një) Arkitekt/Projektues, që do të ofrojë shërbimin hartim projekt-zbatimi me objekt “Riorganizim ambientesh të brendshme në Këshillin e Lartë Gjyqësor”.

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
– Aplikantët duhet të ushtrojnë funksion në zbatim të legjislacionit në fuqi;
– Aplikantët duhet të kenë në fushën e veprimtarisë shërbimin e kërkuar;
– Aplikantët duhet të dorëzojnë fatura tatimore për vërtetimin e kontratave të ngjashme;
– Aplikantët duhet të dorëzojnë Dëshmi Penaliteti;
– Aplikantët duhet të dorëzojnë ekstraktin tregtar si dhe nr Llog/ IBAN
Aplikantët duhet të dorëzojnë brenda datës 11.10.2023, ora 16:00, fizikisht pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, me adresë Godina “Poli i Drejtësisë, rruga Ana Komnena, Tiranë”, dokumentat e lartëpërmendura.
Pas përfundimit të periudhës së aplikimit, Komision i Posaçëm i ngritur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, brenda 24 orëve, do të kryejë verifikimin e plotësimit të kritereve formale të sipërcituara.
Brenda 24 orëve nga miratimit i listës paraprake, Komisioni i Posaçëm kryen procedurën e intervistimit me kandidatët e kualifikuar me qëllim vlerësimin e aftësive komunikuese e qasjes sociale të tyre, si dhe brenda 24 orëve, shpallet fituesi.

Kushtet e veçanta do të përcaktohen në Kontratë.

Në mbështetje të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë” si dhe referuar thirrjes publike të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për shfaqe interesi për 1 (një) arkitekt, për hartim projekt-zbatimi me objekt “Riorganizim ambientesh të brendshme në Këshillin e Lartë Gjyqësor” njoftojmë se:
 Shoqëria “REAN 95”, shpallet fituese, si dhe njoftohet për paraqitje pranë ambjenteve të Institucionit, datë 13.10.2023, për shprehjen e dakordësisë për kushtet e vecanta dhe nënshkrimin e Kontratës së Shërbim me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

– Znj. Marsida Musta, skualifikohet për mungesë dokumentacioni.

Tiranë, më datë 12.10. 2023

Back to top