Njoftim për shtyp datë 7 Shtator 2023
Sot, në datë 07.09.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën pas përcaktimit me short të relatorëve, vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve fitues në provimin e pranimit në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për ndihmës ligjorë, për vitin akademik 2023-2024.