Në kuadër të zbatimit të Planit të Komunikimit për Gjykatat, me mbështetjen e prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Këshilli i Lartë Gjyqësor organizoi një tryezë të përbashkët, në nivel rajonal
Sot në datën 15.09.2023, në kuadër të zbatimit të Planit të Komunikimit për Gjykatat, me mbështetjen e prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Këshilli i Lartë Gjyqësor organizoi një tryezë të përbashkët, në nivel rajonal.
Në këtë takim ishin të pranishëm znj. Marçela Shehu anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e caktuar për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun, z. Cailean Maclean shef i Departamentit Ligjor dhe të Drejtave të Njeriut pranë OSBE, gjyqtarë të caktuar për mediat, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të mediave si dhe përfaqësues nga bota akademike.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth rolit të Gjyqtarëve për Median në fuqizimin e marrëdhënieve midis gjykatave, shoqërisë civile dhe mediave.
Ndërtimi, mbajtja dhe zhvillimi i komunikimit me median është një aspekt shumë i rëndësishëm i punës së Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një udhëheqje dhe qeverisje të sistemit gjyqësor me performancë të lartë, që meriton besimin e publikut dhe medias.