Njoftim për shtyp, datë 13 Korrik 2023
Sot, në datë 13.07.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli miratoi vendimin për kualifikimin e kandidates znj. Elsa Ulliri dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallura me vendimin nr. 287, datë 06.07.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së mbarimit të kohëzgjatjes së komandimit për z. Florin Demollari, gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, aktualisht i komanduar në Ministrinë e Drejtësisë.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimet mbi rishpërndarjen (transferimin) e mjeteve të transportit (autovetura dhe motoçikletë), në gjykatat administrative dhe rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310, për vitin buxhetor 2023.
Më tej, Këshilli miratoi renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 128, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për zgjatjen e afatit të caktimit në skemën e delegimit të gjyqtarit z. Sokol Ibi si dhe ricaktimin e tij gjyqtarit të skemës së delegimit z. Sokol Ibi, në Gjykatën Administrative të Apelit.
Këshilli miratoi vendimet përkatëse për caktimin në skemën e delegimit të gjyqtareve znj. Elvana Çiçolli dhe znj. Elda Vrioni, si dhe caktimin e gjyqtareve së skemës së delegimit në Gjykatën Administrative të Apelit.
Këshilli miratoi vendimin për mosfillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtaren znj. {…}.
Gjithashtu, Këshilli vendosi përfundimin pa vendim përfundimtar të procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtarin z. {…}.
Këshilli miratoi vendimin për fillimin e procedurës së përzgjedhjes për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 287, datë 06.7.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Ndërkohë, Këshilli miratoi vendimin për ngritjen në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të znj. Atalanta Zeqiraj.
Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit në procedurat e lëvizjeve paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Durrës, të shpallura me vendimet nr. 14, nr. 19 dhe nr. 24, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor për kandidatët që kanë ose mund të kenë 1 (një) vlerësim.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli miratoi vendimin për fillimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve për në formimin fillestar për magjistrat, profili gjyqtar, në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2023-2024.
Ndër të tjera, Këshilli miratoi raportin për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit z. {…}, për periudhën 2017-2019.
Në përmbushje të detyrimit ligjor, Këshilli miratoi raportin për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtarit z. {…}.
Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme