Në datën 26 qershor 2023, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, mori pjesë në takimin rajonal mbi reformën në drejtësi, që u zhvillua në Vienë, Austri.
Në datën 26 qershor 2023, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, mori pjesë në takimin rajonal mbi reformën në drejtësi, që u zhvillua në Vienë, Austri.
Ky takim u organizua me ftesë të Ministres së Drejtësisë së Austrisë, znj. Alma Zadić dhe fokusi i tij ishin zhvillimet në sektorin e drejtësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Pjesëmarrësit diskutuan mbi sfidat por edhe praktikat më të mira në rajon lidhur me çështjet e digjitalizimit dhe eficencës në gjyqësor.