Sot në datën 29.05.2023, znj. Marçela Shehu, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, njëkohësisht Kryetare e Komisionit Disiplinor dhe anëtarja e caktuar për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun, mori pjesë në takimin prezantues të projektit: “Shoqëria civile kundër korrupsionit – nga një sfidë vendase në një përgjigje Europiane”.

Të ftuar të tjerë në këtë aktivitet, ishin përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikit të Interesave si dhe anëtarë të shoqërisë civile dhe medias.
Kjo nisëm, e mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian, do të zbatohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (Qendra A.L.T.R.I) dhe organizatën Friends of Europe (FoE). Përmes kësaj iniciative 36 mujore synohet përfshirja proaktive, krijimi dhe forcimi i urave të bashkëpunimit me disa prej aktorëve kryesorë të sistemit të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit.
Znj. Shehu në fjalën e saj, theksoi qasjen e hapur dhe bashkëpunuese të Këshillit të Lartë Gjyqësor me organizatat e shoqërisë civile, si partner të panegociueshëm në funksion të forcimit dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës. Qasje kjo, e cila vjen e materializuar përmes bashkëpunimeve të hershme me organizatat zbatuese të këtij projektit.