Kryetarja dhe anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, pritën në një takim pune një delegacion nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga Kryetarja dhe 5 anëtarë të tij
Sot më datë 21 mars 2023, Kryetarja dhe anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, pritën në një takim pune një delegacion nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga Kryetarja dhe 5 anëtarë të tij.
Anëtarët e dy këshillave diskutuan mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të institucioneve respektive, duke u fokusuar në mënyrë të vecantë tek procedurat disiplinore dhe marrëdhëniet me publikun. Palët dakordësuan mbi nevojën për shkëmbimim e vizitave apo organizimin e takimeve të përbashkëta edhe në të ardhmen me qëllim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit.