Njoftim për shtyp, datë 16 Shkurt 2023
Sot, më datë 16.02.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli miratoi udhëzimin për vlerësimin e pagës referuese bazë të magjistratit (gjyqtar) sipas vendimit nr. 35, datë 22.11.2022, të Gjykatës Kushtetuese.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për detajimin e fondit të veçantë për sistemin gjyqësor, për vitin 2023.
Në vijim, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për transferimin e ndihmësit ligjor z. {…}, në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Pas përcaktimit me short të relatorëve dhe nëpunësve përgjegjës për vlerësimin, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) të gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.
Më tej, Këshilli miratoi procesverbalet e mbledhjeve plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të datave 16.01.2023, 18.01.2023, 19.01.2023, 23.01.2023, 27.01.2023.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli pezulloi procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për kualifikimin/skualifikimin e znj. {…} për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2022-2023.
Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin për kualifikimin e kandidatit z. {…} dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.178, datë 11.05.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli vendosi për kualifikimin për emërim të një kandidati të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.