Njoftim për shtyp, Datë 02 Nëntor 2022
Sot, më datë 02.11.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli miratoi vendimin për pranimin në shërbimin civil gjyqësor të znj. Irena Zhurka, në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës së Apelit Durrës; të znj. Gersiana Skifteri, znj. Esida Bruçi, znj. Nertila Kalanxhi, z. Sokol Loçi dhe znj. Enkelejda Patrioti, në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për emërimin e përkohshëm të znj. Klaida Muçaj, në pozicionin e ndihmëses ligjore në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Më tej, Këshilli miratoi Planin e Komunikimit për Gjykatat 2022-2024.
Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin për shfuqizimin e vendimit nr. 259, datë 23.07.2020 “Për pezullimin e shqyrtimit të kërkesës për rikthimin në detyrë të znj. {…}”.
Këshilli vijoi mbledhjen me miratimin e vendimit për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtarit z. {…}.
Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtares znj. {…} si dhe të projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtares znj. {…}, procedurë vlerësimi për vitin 2021”, për arsye objektive.
Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e marrëdhënies në shërbimin civil gjyqësor të kancelarit në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…} të z. {…}.
Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për caktimin me short të gjyqtarit për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme.
Në përfundim, Këshilli miratoi procesverbalet e mbledhjeve plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të datave 15.09.2022, 19.09.2022, 23.09.2022.