Njoftim për shtyp, datë 21 Korrik 2022
Sot, në datën 21.07.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli vendosi shpalljen e pozicioneve të lira për të diplomuarit në përfundim të programit trevjeçar të formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, në vitin akademik 2021-2022 dhe të emëruar gjyqtarë më datë 20.07.2022, si më poshtë:
• dy pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;
• tre pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
• katër pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë;
• tre pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
• një pozicion në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
• një pozicion në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër;
• një pozicion në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër;
• një pozicion në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.
Në kuadër të përgjegjësive që ka lidhur me rekrutimin e gjyqtarëve të rinj, Këshilli, në vijim të procedurave të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore përfshirë dhe pasurinë e figurën, të kandidatëve për pranimin në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2021-2022, profili gjyqtar, vendosi kualifikimin e 2 (dy) kandidatëve: znj. {…} dhe z. {…}.
Më tej, Këshilli vendosi për kryerjen e verifikimeve të tjera shtesë, referuar kualifikimit/skualifikimit të kandidatit z. {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022.
Gjithashtu, Këshilli vendosi kualifikimin dhe vijimin e procedurës për emërimin në shërbimin civil gjyqësor në pozicionin e këshilltares ligjore në Gjykatën e Lartë, të znj. {…}.