Njoftim për shtyp, datë 19 Korrik 2022
Sot, në datën 19.07.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në përfundim të zhvillimit të seancës dëgjimore, Këshilli pranoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe vendosi ndaj magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën Rrethit Gjyqësor {…} masën disiplinore të pezullimit nga detyra, me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë 3 (tre) mujore.
Më tej, Këshilli vendosi zgjatjen e afatit të lejes së papaguar prindërore për magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.
Gjithashtu, Këshilli vendosi për përfundimin e marrëdhënies në shërbimin civil gjyqësor, të kancelares të Gjykatës së Apelit Shkodër, për shkak të dorëheqjes.Pas shqyrtimit të kërkesës për dorëheqje, Këshilli vendosi mbarimin e statusit të magjistratit për {…}, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.