Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 07 Korrik 2022

Sot, në datën 07.07.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli zhvilloi seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {…}, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}. Pas parashtrimit të diskutimeve përfundimtatre, Këshilli vendosi shtyrjen e seancës së radhës në datë 19. 07. 2022, për shpalljen e vendimit përfundimtar.

Më tej, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për caktimin e gjykatave dhe gjyqtarëve udhëheqës gjatë praktikës profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës, viti akademik 2022-2023.

Gjithashtu, Këshilli shqyrtoi dhe më pas miratoi vendimin për një ndryshim në vendimin nr. 249, datë 09.06.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli shqyrtoi projektvendimin për një ndryshim në vendimin nr. 280 datë 10.12.2019 “Për caktimin e gjyqtarëve për Mediat, i ndryshuar” për të cilën vendosi caktimin e gjyqtares Miranda Andoni si gjyqtare për Mediat, pranë Juridiksionit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Në vijim të mbledhjes plenare, Këshilli shqyrtoi dhe më pas miratoi vendimin për  kualifikimin e kandidatit z. {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022.

 Në përfundim, Këshilli vendosi për kryerjen e verifikimeve të tjera shtesë, referuar kualifikimit/skualifikimit të kandidatit z. {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-202

Back to top