Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Në mbështetje të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”, me qëllim përgatitjen e termave të referencës për softëare të sistemit të menaxhimit të çështjeve ICMIS, Këshilli i Lartë Gjyqësor bënë thirrje publike për shfaqje interesi për 1 (një) ekspert të fushës të Teknologjisë së Informacionit.

Eksperti, përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, duhet të plotësojë njëkohësisht edhe kriteret e mëposhtme:

  • Gradë shkencore në fushën e Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit;

 

  • Të jetë ekspert në fushën e dizenjimit të sistemeve informatike;

 

  • Të jetë ekspert në fushën e sigurisë kibernetike;

 

  • Të ketë çertifikim në gjuhën angleze;

 

  • Të ketë 10 (dhjetë) vite eksperiencë pune në fushën e Menaxhimit/Koordinimit dhe Zhvillimit të Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe jo më pakë se 5 (pesë) vite si konsulent projektesh në fushën e Menaxhimit/Koordinimit dhe Zhvillimit të Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit;

 

  • Të mos jetë i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë;

 

Aplikantët duhet të dorëzojnë brenda datës 25.07.2022, ora 16:00, fizikisht pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, me adresë Godina “Poli i Drejtësisë, rr. Ana Komnena, Tiranë, dokumentat si më poshtë vijon:

  • Kopje të Diplomës në fushën e teknologjisë së informacionit;
  • Kopje të gradës shkencore;
  • Kopje të çertifikimeve që lidhen me fushën e IT;
  • Kopje çertifikimi ISO 27001, për sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit;
  • Kopje e çertifikimit të gjyhës angleze;
  • Kopje të çertifikimeve që lidhen me fushën e menaxhimit;
  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

Pas përfundimit të periudhës së aplikimit, Komision i Posaçëm i ngritur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, brenda 24 orëve, do të kryejë verifikimin e plotësimit të kritereve formale të sipërcituara.

Brenda 24 orëve nga miratimit i listës paraprake, Komisioni i Posaçëm kryen procedurën e intervistimit me kandidatët e kualifikuar me qëllim vlerësimin e aftësive komunikuese e qasjes sociale të tyre, si dhe brenda 24 orëve, shpallet fituesi.

Kushtet e veçanta do të përcaktohen në Kontratë.

Back to top