Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, mori pjesë në aktivitetin përmbyllës të projektit “Monitorimi i SPAK-ut dhe Gjykatës Speciale
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, mori pjesë në aktivitetin përmbyllës të projektit “Monitorimi i SPAK-ut dhe Gjykatës Speciale: Ndërtimi i një rekordi të qendrueshëm ndjekjesh penale dhe dënimesh”, implementuar nga Qendra për Studime Ligjore dhe Sociale (LSSC), me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.
Projekti është fokusuar në ndjekjen dhe monitorimin e punës së SPAK dhe GJKKO, përgjatë një harku kohor 2 vjeçar, duke analizuar nga pikëpamja cilësore, nëse këto institucione të drejtësisë, kanë arritur të krijojnë një rekord vërtet të qendrueshëm të ndjekjeve penale dhe dënimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në fjalën e saj përshëndetëse, znj, Llagami theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile, gjykatave, prokurorive dhe partnerëve ndërkombëtarë. Kjo formë bashkëpunimi, si dhe rritja e ndërgjegjësimit për punën e institucioneve të drejtësisë, ndikojnë në forcimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.
Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Sh.Z. Reinout Vos, theksoi gjithashtu se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, përbën një prej prioriteteve kryesore në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së