Znj. Naureda Llagami, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me z. Maksim Haxhia, Kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë firmosën memorandumin e mirëkuptimit mbi zbatimin e projektit pilot “Përdorimi i postës elektronike për dërgimin e fletëthirrjeve nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë tek avokatët”.
Znj. Naureda Llagami, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me z. Maksim Haxhia, Kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë firmosën memorandumin e mirëkuptimit mbi zbatimin e projektit pilot “Përdorimi i postës elektronike për dërgimin e fletëthirrjeve nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë tek avokatët”.
Ky memorandum vjen si propozim i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili në partneritet me projektin SEJ III ka përpunuar zbatimin e këtij projekti pilot me qëllim përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve të menaxhimit të çështjeve të gjykatës, si ofrimi i një shërbimi më të mirë të brendshëm dhe për publikun.
Gjithashtu projekti synon mbështetjen e palëve të përfshira, veçanërisht të avokatëve, për të pasur akses më të mirë dhe më të shpejtë në ngjarjet dhe informacionet e “çështjeve gjyqësore”.
Projekti pilot do të ofrojë ndaj avokatit dhe nëpunësve civil gjyqësor në gjykatë shërbimet e mëposhtme:
- Shërbim me bazë webin për përdoruesit e regjistruar të sistemit të njoftimit gjyqësor.
- Shërbim SMS për përdoruesit e regjistruar të sistemit të njoftimit gjyqësor.
- Shërbim me e-mail për përdoruesit e regjistruar të sistemit të njoftimit gjyqësor.
- Shërbimi Mobile App për përdoruesit e regjistruar të sistemit të njoftimit gjyqësor.
- Shërbime me bazë webin në kuadër të Sistemit të Dhomës së Avokatisë.
Nisja e këtij projekti pilot përbën hapin e parë të përmbushjes së nevojës të evidentuar edhe nga ekspertët e partnerët e jashtëm të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të menaxhimit të çështjeve nëpër gjykata.
Sipas Memorandumit të nënshkruar nga të dy palët, Këshilli si organi kompetent dhe pronar i Sistemit të Menaxhimit të Çështjeve ka të drejtën dhe detyrimin e zhvillimit të sistemit për të plotësuar nevojat e përdoruesit të gjykatës, ndërsa Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë përfaqëson avokatët të cilët do të jenë ndërvepruesit e vetëm në projektin pilot.