Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 5 Maj 2022

Sot në datën 05 Maj 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli vendosi  miratimin e raportit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarit{…} me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016.

 Në vijim Këshilli  vendosi miratimin e projektvendimit për  kualifikimin e kandidatit znj.{…} dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr.536 dhe nr.537, datë 17.11.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe  kualifikimin e kandidatit z.{…} dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për një pozicion të lirë në fushën e të drejtës administrative dhe për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr.535, nr.536 dhe nr.537, datë 17.11.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 KLGJ miratoi propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative të shpallur me vendimin nr. 82 datë 26.02.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 Përgjatë mbledhjes plenare u miratuan  projektvendimet për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë  të gjyqtarëve:  znj. Marsela Dervishi, znj. Elona Mihali,  znj. Ornela Naqellari dhe znj. Irida Kacerja.

Këshilli miratoi gjithashtu projektvendimin për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit të  z. Eriol Roshi.

 Ndër venimet e marra përgjatë mbledhjes së sotme Këshilli vendosi miratimin e përfundimit para afatit të shërbimit në skemën e delegimit, për gjyqtaren znj.{…} dhe gjyqtarin z. {…}.

Këshilli vendosi caktimin me short të relatorit të ri  për të procedimit disiplinor nr. 7/2021, të filluar ndaj magjistrateve z. {…} dhe z. {…}.

 Ndër të tjera KLGJ miratoi procesverbalet  e mbledhjeve plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të datave 01.04.2022, 04.04.2022, 05.04.2022, 06.04.2022, 07.04.2022, 11.04.2022, 12.04.2022.

Pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura prej disa gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

Back to top