Njoftim për shtyp, datë 6 Prill 2022
Sot në datën 06 Prill 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli miratoi kualifikimin e kandidateve znj. {…} dhe znj. {…} si dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për një pozicion të lirë në fushën e të drejtës administrative si dhe për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile.
Në vijim Këshilli miratoi kualifikimin e kandidatit z. {…} dhe vijimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit.
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi, renditjen e kandidatëve që konkurrojnë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile të shpallur me vendimin nr. 172, datë 11.09.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si edhe vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Darjel Sina.
Këshilli ndër të tjera vendosi, renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrën në Gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionet e lira si më poshtë:
- në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 396, datë 07.10.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- në fushën e të drejtës civile të shpallur me vendimin nr. 394, datë 07.10.2020; vendimin nr. 395, datë 07.10.2020; Vendimin nr. 179, datë 28.05.2020; Vendimin nr. 181, datë 28.05.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gjithashtu Këshilli miratoi renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr. 30, datë 25.01.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë, të shpallur me Vendimin nr. 187, datë 28.05.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në vijim, Këshilli miratoi fillimin e procedurës së përzgjedhjes për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 123, datë 01.04.2021 dhe vendimet nr. 117 dhe nr. 118, datë 01.04.2021 të Këshillit.
Gjatë mbledhjes u miratua gjithashtu struktura dhe organika e Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për sistemin e drejtësisë.
Në përfundim Këshilli vendosi caktimin e znj. Marçela Shehu si anëtare për kryerjen e detyrave në lidhje me marrëdhëniet me publikun.