Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 4 Prill 2022

Sot në datën 04 Prill 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli vendosi miratimin e “Komente dhe sugjerime mbi rezultatet e vlerësimit paraprak nga Shkolla e Magjistraturës të kandidateve që kanë aplikuar për pranimin në formimin fillestar, profili gjyqtar, për vitin akademik 2022-2023”.

Në vijim, Këshilli vendosi miratimin e listave emërore të kandidatëve që plotësojnë si dhe të atyre që nuk plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Programin e Formimit Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2022 – 2023, për Ndihmës Ligjorë.

KLGJ përgjatë mbledhjes vendosi gjithashtu, caktimin me short të relatorit të procedimit disiplinor nr. 1/2021, të filluar ndaj magjistrates znj. {…}, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Apelit {…}.

 

Back to top