Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare me fokus “Sfidat aktuale të pushtetit gjyqësor në Shqipëri dhe proceset demokratizuese”

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare me fokus “Sfidat aktuale të pushtetit gjyqësor në Shqipëri dhe proceset demokratizuese” organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin e Ekonomisë Botërore dhe Kombëtare të Sofies, Universitetin e Viterbos, Universitetin Aldo Moro të Barit, Universitetin Aleksandër Moisiu të Durrësit, Universitetin Kombëtar të Aviacionit të Ukrainës dhe Universitetin Alcide De Gasperi të Polonisë.

Në referatin me temë “Institucionet e reja të drejtësisë, mes llogaridhënies dhe pavarësisë”, znj. Llagami u përqendrua në sfidën 30 vjeçare të sistemit të drejtësisë për të ndërtuar një model të pavarur qeverisjeje dhe në nevojën për të vendosur balanca të brendshme që lidhen me disiplinën dhe nxjerrjen jashtë nga sistemi të elementëve të papërshtashëm, përfaqësimin e gjithë aktorëve të gjykatës por edhe me transparencën e veprimtarisë.

Kjo konferencë e cila u mbajt në datat 29 dhe 30 Prill 2022, analizoi procesin e reformës në drejtësi si një fenomen i rëndësishëm juridik por dhe si produkt i kontekstit social në një periudhë të ridimensionimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe më veçanërisht në kuadrin e procesit të integrimit evropian të vendit.

 

Back to top