DEKLARATË PËR SHTYP
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi është njohur me informacionin e publikuar në mediat
serioze dhe ato të portaleve të tjera online, nuk mbështet aspak lajmet e rremë të dala në rrugë
jozyrtare të cilat qëllimisht kanë si synim, të disinformojnë publikun dhe të cenojnë besimin e
publikut për sistemin e drejtësisë.
Përgënjeshtrojmë lajmin se nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlore është lenë i lirë shtetasi
Helidon Gjikoka, pasi nuk është informacion i vërtetë.
Dje, në datë 12.03.2022 nga ana e Gjyqtarit Enkel Peza, në zbatim te neneve 228, 229, 238, 248
e vijues të Kodit te Procedurës Penale, është vendosur me vendim e datës 12.03.2022 për
vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest me burg”, për të pandehurin Helidon Gjikoka.
Lajme të tilla jo të vërteta shkelin parimet e drejtësisë, duke denigruar figurën e magjistratëve dhe
gjykates, cenojnë magjistratët në dhënien e drejtësisë dhe besimin e publikut për sistemin e
drejtësisë.
Ftojmë mediat dhe portalet serioze të përgënjeshtojnë lajmin dhe të mos bien “pre” e
informacioneve qëllimisht të rreme.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka qenë dhe do vazhdoje të jetë e hapur ndaj cdo gazetari, media,
apo institucione te tjera, në dhënien e informacionit zyrtar dhe të vërtetë, sikurse kemi qenë
transparent për cdo vendim të dhëne nga gjykata jone, të kërkuar nga media apo subjekte të tjera
të interesuara, të cilat kanë përbërë interes publik.