Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 16 Nëntor 2021

Sot, në datën 16.11.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në vijim të shqyrtimit në seancë dëgjimore publike të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për procedimin disiplinor në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli vendosi administrimin e provave dhe vijimin e diskutimit mbi zbatimin e nenit 136 të ligjit nr. 96/2016, “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, duke caktuar seancën e radhës në datën 01.12.2021, ora 11:00.

Këshilli pranoi kërkesën e magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, për të shtyrë seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor, duke caktuar seancës së radhës në datën 01.12.2021, ora 12:00.

Back to top