Njoftim për shpallje konkurimi për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë e mesme drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar neni 26, VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu II dhe kreu III dhe Urdhërit nr. 01, datë 11.01.2021 “Mbi hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për kandidatët nga jashtë shërbimit civil” i Kryetares së KLGJ, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë e mesëm drejtuese (të tre procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:
– 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet, në Departamentin e Shërbimeve Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet, është si më poshtë:
- Raporton tek Drejtori i Departamentit për realizimin e detyrave funksionale dhe objektivave vjetore të drejtorit, problematikën e hasur dhe rekomandon alternativa për zgjidhjen e tyre;
- Bashkëpunon me anëtarin e KLGJ, të ngarkuar për marrëdhëniet me publikun, për çdo informacion që kërkohet nga jashtë institucionit.
- Ndjek Aktet administrative individuale të Këshillit, në lidhje me statusin e gjyqtarëve ose nëpunësve civilë gjyqësorë, të cilat duhet të bëhen publike në faqen zyrtare të internetit të Këshillit, të shoqëruara me arsyetimin përkatës, pasi redaktohen për sigurimin e anonimatit të subjekteve, përveç rasteve të parashikuara ndryshe në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH“;
- Menaxhon, kontrollon dhe përgjigjet nga pikëpamja organizative dhe operacionale, për të realizuar në kohë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
- Realizimin e detyrave të ngarkuara nga ligji, ose nga eprorët brenda afatit dhe raportimin mbi to;
- Udhëheq punonjësit e drejtorisë duke dhënë mbështetjen e nevojshme dhe duke udhëzuar ata për kryerjen e detyrave të caktuara;
- Siguron koordinimin dhe bashkëpunimin e veprimtarisë së punës, si brenda Drejtorisë ashtu edhe me drejtoritë e tjera në Institucion dhe me homologët e saj jashtë institucionit;
- Nënshkruan korrespondencën që lidhet me anën tekniko-administrative të shqyrtimit të çështjeve të drejtorisë dhe mban lidhje dhe siguron një bashkëpunim të vazhdueshëm me drejtorët dhe drejtoritë e tjera në Institucion;
- Merr pjesë në të gjitha procedurat apo proceset, ku legjislacioni kërkon pjesëmarrjen e këtij pozicioni;
- Brenda fushës që mbulon, ndjek detyra që nuk janë parashikuar dhe që i ngarkohen nga eprorët e drejtpërdrejtë sipas hierarkisë.
- Ndjek publikimin e raporteve të KLGJ para Kuvendit për gjendjen në sistemin gjyqësor.
- Ndjek Drejtorinë për bashkëpunimin me Shkollën e Magjistraturës për trajnim për anëtarët e Këshillit, gjyqtarë për mediat, administratën e Këshillit dhe nëpunësit civië gjyqësorë të përfshirë në veprimtaritë e marrëdhënieve me publikun.
-Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, përcaktuar në nenin 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
I. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.
(Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil).
I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b (me dokument nga institucioni);
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, mirë apo shumë mirë;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me dokument);
- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim;
I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet, janë si më poshtë:
- Të zotërojë diplomë universitare të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme me të);
- Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 5 (pesë) vite, në fushën e marrëdhënieve me publikun ose e marrëdhënieve me jashtë;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me dokument) njohja e një gjuhe tjetër të BE përbën avantazh;
- Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 26.11.2021, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
- Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria e mesme drejtuese, me dokument nga institucioni);
- Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
- Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë;
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;
- Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit-gjendja-gjyqesore.pdf
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
- Dëshmi të njohurive të gjuhës së huaj;
- Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
- Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
I.4. Konkurimi sipas procedurës së lëvizjes paralele, është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori dhe realizohet në dy faza;
I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele, do të kryhet brenda datës 02.12.2021, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).
I.4.b. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, do të zhvillohet me datë 09.12.2021, ora 14.00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;
- Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
- Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”;
- Ligjin nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”;
- Ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
- Ligjin nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”;
- Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
I.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje:
-me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë.
-me njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, gjatë intervistës së srukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.
I.5. Data e daljes së rezultateve do të jetë me datë 10.12.2021.
I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.
II. KONKURIMI NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË DHE TË PRANIMIT NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL.
(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atehere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 14.12.2021).
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë, si dhe të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë të shpallur.
II.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, janë si më poshtë:
a. sipas procedurës së ngritjes në detyrë;
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, kategoria e ulët drejtuese (me dokument nga institucioni), ose të barazvlefshme me to;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, mirë apo shumë mirë;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me dokument);
- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.
b. sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil;
- Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 5 (pesë) vite, në fushën e marrëdhënieve me publikun ose e marrëdhënieve me jashtë;
- Të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, administrative në proces, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me dokument);
- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim;
II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet, janë si më poshtë:
- Të zotërojë diplomë universitare të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme me të);
- Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 5 (pesë) vite, në fushën e marrëdhënieve me publikun ose e marrëdhënieve me jashtë;
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar kategoria e ulët drejtuese (me dokument nga institucioni, për kandidatët nga brenda shërbimit civil), ose në pozicione të barazvlefshme me to;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me dokument), njohja e një gjuhe tjetër të BE përbën avantazh;
- Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 04.12.2021, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
- Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria e ulët drejtuese, me dokument nga institucioni, për kandidatët brenda shërbimit civil);
- Dëshmi të njohurive të gjuhës së huaj;
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;
- Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf
- Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
- Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
- Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
II.4. Konkurimi sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, realizohet në dy faza:
Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil (kategoria e ulët drejtuese ose në pozicione të barazvlefshme me to) dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, që kanë të paktën 5 (pesë) vjet eksperiencë punë në fushën e komunikimit ose marrëdhënieve me jashtë dhe që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë të shpallur.
II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim, sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 14.12.2021, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e veçanta në shpallje sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, si dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpallje, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar nga data 14.12.2021, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:
- Për verifikimin paraprak.
- Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës.
- Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.
- Për datën e daljes së rezultateve.
II.4.c. -Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë që janë:
-Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;
- Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
- Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”;
- Ligjin nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”;
- Ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
- Ligjin nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”;
- Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
-Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:
– Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 20 pikë.
– Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 40 pikë.
– Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 40 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.
II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit;
II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 14.12.2021.
II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.
II.5.c -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 14.12.2021, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi.
Tiranë, më 15.11.2021
Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralale në kategorinë e mesme drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për pozicionin:
– Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Shërbimeve Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil.
Tiranë, më 02.12.2021
L ë n d a: Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë në shërbim civil, për kategorinë e mesme drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë dhe pranimin nga jashtë në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Shërbimeve Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
– Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, është:
- Lorena Gerveni,
-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 24.12.2021, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, do të zhvillohet më datë 24.12.2021, ora 14.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Tiranë, më 14.12.2021
Shpallje e listës së fituesit
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Kreu III, pika 36 dhe 39, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Shërbimeve Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:
- Lorena Gerveni 73.20 pikë
Tiranë, më 05.01.2022