Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Më datë 19.10.2021, Komisioni Evropian miratoi dhe publikoi Raportin e Progresit për Shqipërinë për vitin 2021

Më datë 19.10.2021, Komisioni Evropian miratoi dhe publikoi Raportin e Progresit për Shqipërinë për vitin 2021,  duke u ndalur dhe në ecurinë e punës, të institucioneve të pavarura të sistemit të drejtësisë dhe më konkretisht, të KLGJ-së e cila vazhdoi të ishte plotësisht funksionale dhe të veproj në mënyrë efektive gjatë gjithë periudhës  raportuese. Progres u njoh si për emërimin 6 gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë ashtu dhe për emërimin e gjyqtarëve të tjerë nëpër gjykata, për të plotësuar vakancat e krijuara si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Këshilli miratoi një numër të konsiderueshëm aktesh nënligjore me qëllim rregullimin e veprimtarisë së sistemit gjyqësor dhe të vetë gjykatave.

 

Ky raport njeh gjithashtu sfidat e sistemit gjyqësor duke evidentuar se “Efikasiteti i sistemit gjyqësor është ndikuar nga kohëzgjatja e procedurave, stoku i madh çështjeve të prapambetura dhe evadimi i ulët i tyre. Gjykatat e apelit kanë një numër të madh të çështjesh të mbartura dhe vakancash në sistem, me vetëm 40 gjyqtarë në detyrë nga 78 të parashikuar në strukturën organizative, në nivel apeli”. Ndaj Raporti i KE dhe thekson se “Një hartë e re gjyqësore duhet miratuar dhe zbatuar urgjentisht për të rishpërndarë gjyqtarët dhe burimet njerëzore brenda sistemit gjyqësor”.

 

Në linkun e mëposhtëm gjendet Raporti i Progresit, për Shqipërinë për vitin 2021:

https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/albania-report-2021_en

Albania Report 2021

ec.europa.eu

Albania Report 2021

 

Back to top