Njoftim për shtyp, datë 14 Shtator 2021
Sot, në datën 14.09.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, si dhe atij të ngritjes në detyrë, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për gjyqtarët znj. Emona Muçi dhe z.Eriol Roshi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016 dhe për vitin 2019.
Këshilli vendosi caktimin e z. Dritan Hallunaj, si Kryetar të Komisionit për Mbrojtjen e Gjyqtarëve, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në funksion të mirëadministrimit të sistemit gjyqësor, Këshilli vendosi transferimin e përkohshëm me pëlqim, të gjyqtares znj.Kostandina Kuro, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, të gjyqtarit z.Adrian Shega, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës dhe të gjyqtarit z. Artur Prenga, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Këshilli vendosi hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm me pëlqim në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Vlorë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura.
Në vijim të procesit të ngritjes në detyrë dhe të plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidates znj. Flojera Davidhi dhe vijimin e procedurës së ngritjes në detyrë, të shpallur me vendimin nr. 125, datë 01.04.2021.
Këshilli, pasi verifikoi përmbushjen e kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve për këshilltar dhe ndihmës ligjorë, vendosi kualifikimin dhe vijimin e procedurës për emërimin në shërbimin civil gjyqësor të 11 kandidatëve:
- Znj. Eranda Hysi, në pozicionin e këshilltares ligjore;
- Znj. Evriklejda Semani në pozicionin e këshilltares ligjore;
- Z. Metush Meçka në pozicionin e këshilltarit ligjor;
- Znj. Orjela Skënderi në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykatat e apelit;
- Znj. Blerta Aliu në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykatat e apelit;
- Znj. Enkelejda Patrioti në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykatat e apelit;
- Znj. Nertila Kalanxhi në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykatat e apelit;
- Znj. Blerta Hamzallari në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykatat e apelit;
- Znj. Irena Zhurka në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykatat e apelit;
- Z. Sokol Loci në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykatat e apelit;
- Znj. Gersiana Skifteri, në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykatat e apelit.
Pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura prej 6 gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksione në mënyrë të përhershme.