Njoftim për shtyp, datë 1 Korrik 2021
Sot, në datën 01.07.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në kuadër të procesit të vlerësimit etiko profesional të gjyqtarëve si dhe atij të ngritjes në detyrë, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për gjyqtarët z.Gentjan Medja dhe znj.Igerta Hysi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016 dhe për vitin 2019.
Më tej, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, Këshilli vendosi përfundimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për kandidaten znj.Saida Dollani.
Në kuadër të miradministrimit të fondeve buxhetore, Këshilli vendosi pakësimin e fondeve në shpenzime personeli, në programin buxhetor “buxheti gjyqësor” për vitin 2021.
Në përputhje me dispozitat ligjore, Këshilli vendosi miratimin e formularit për dhënien e informacionit në funksion të paraqitjes së shprehjes së interesit për të kandiduar për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në përfundim, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të caktuara në gjykata të ndryshme.