Njoftim për shtyp, datë 9 Qershor 2021
Sot, në datën 09.06.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në kuadër të procesit të vlerësimit etiko profesional të gjyqtarëve si dhe atij të ngritjes në detyrë, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për gjyqtarin z.Artur Kalaja, për periudhën e vlerësimit 2013-2016 dhe për vitin 2019.
Në vijim të procesit të ngritjes në detyrë si dhe plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Këshilli vendosi verifikimin e plotësimit të katër kritereve të kandidimit dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore për kandidatet, znj.Rudina Palloj dhe znj.Atalanta Zeqiraj.
Në përputhje me dispozitat ligjore, Këshilli vendosi skualifikimin e kandidateve {…} dhe {…} dhe përjashtimin nga procedurat e emërimit në Gjykatën e Lartë, për shkak të shkarkimit nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Pas shqyrtimit të kërkesës së gjyqtares znj.Arta Llazari për dhënie leje të papaguar për një afat të caktuar Këshilli vendosi pranimin e saj.
Pas shqyrtimit të kërkesës së gjyqtarit z.Tonin Sterkaj, Këshilli vendosi komandimin e tij në Skemën e Delegimit dhe caktimin për të gjykuar në Gjykatën Apelit Shkodër, për një afat të caktuar.
Në përfundim, Këshilli vendosi komandimin e gjyqtares znj.Maela Alicanaj, në pozicionin Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.