Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 28 Qershor 2021

Sot, në datën 28.06.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve si dhe atij të gradimit, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për gjyqtaren znj.Manjola Xhaxho, për periudhën e vlerësimit 2013-2016 dhe për vitin 2019.

Më tej në kuadër të procesit të ngritjes në detyrë të gjyqtarëve, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatëve z.Sokol Pina, znj.Rezarta Aliu, z.Ilir Përdeda dhe znj.Irida Kacerja, si dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionet respektive në gjykatat e Apelit Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër.

Në përfundim, pas shqyrtimit të kërkesës për daljen në pension të parakohshëm të magjistratit {…} Këshilli vendosi mospranimin e saj.

 

 

Back to top