Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinikit për prezantimin e gjetjeve të “Raportit të ndërmjetëm mbi veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për periudhën e monitorimit Dhjetor 2020 – Prill 2021”.

Sot në datën 23.06.2021, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinikit për prezantimin e gjetjeve të “Raportit të ndërmjetëm mbi veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për periudhën e monitorimit Dhjetor 2020 – Prill 2021”.

Ky aktivitet organizua me prezencën e Ambasadores së SH.B.A, SH.T.Znj. Yuri Kim, si dhe të ftuar të tjerë, titullarë institucionesh e personalitete në fushën e drejtësisë.

Znj. Llagami në fjalën e saj përshëndetëse u ndal si në dëshirën dhe nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë dhe më cilësor me shoqërinë civile ashtu dhe në sfidat dhe problematikat e hasura në konsolidimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë. Ajo diskutoi me të pranishmit dhe një çështje tjetër të rëndësishme, dhe që ka të bëjë me thelbin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor. “Atë të ri-dimensionimit të konceptit nga një sistem dhe institucion pushteti në një institucion shërbimi. Një drejtësie që i shërben qytetarëve. Kjo është sfida e madhe që kemi me veten!” u shpreh kryetarja e KLGJ-së.

Aktiviteti u zhvillua në kuadrin e zbatimit të projektit “Drejt një efiçence dhe integritetit më të mirë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë” i cili mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së, në Tiranë

 

 

Back to top