Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 7 Maj 2021

Sot, në datën 07.05.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Pas shqyrtimit të kërkesave për dorëheqje, Këshilli vendosi mbarimin e statusit të magjistratit për {…}, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…} dhe {…}, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë {…}.

Në vijim të procesit të ngritjes në detyrë të gjyqtarëve, Këshilli vendosi përfundimin  e procedurës për pozicionet respektive, në Gjykatën e Apelit Tiranë, për magjistratët z.Florjan Kalaja dhe znj.Igerta Hysi.

Pas shqyrtimit të kërkesës së gjyqtarit z.Gentian Medja, njëkohësisht edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, Këshilli vendosi lehtësimin e ngarkesës së tij në punë për një afat të caktuar.

Në zbatim të dispozitave ligjore, Këshilli vendosi caktimin e datës 17 Qershor 2021 për zhvillimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit {…}.

Më tej, Këshilli vendosi ndërprerjen e transferimit të përkohshëm dhe komandimin në skemën e delegimit të gjyqtarit z.Gentian Marku, si dhe transferimin e përkohshëm me pëlqim të gjyqtarit z.Hazbi Balliu në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Në përfundim, pas shqyrtimit të kërkesave të disa gjykatave,  Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Back to top