Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Znj. Naureda Llagami, se bashku me disa anëtarë të tij, përkatësisht Znj. Brikena Ukperaj, Z. Dritan Hallunaj dhe Z. Ilir Toska, priti në një takim pune një përfaqësi të Fondacionit Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) të përbërë nga Z. Hartmut Rank, Drejtor i KAS për Evropën Jug-lindore, Dr. Thobias Rüttershoff, Drejtor i KAS në Tiranë dhe Znj. Andreea Ionescu, drejtuese projektesh në KAS.

Sot më datë 27.05.2021, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Znj. Naureda Llagami, se bashku me disa anëtarë të tij, përkatësisht Znj. Brikena Ukperaj, Z. Dritan Hallunaj dhe Z. Ilir Toska, priti në një takim pune një përfaqësi të Fondacionit Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) të përbërë nga Z. Hartmut Rank, Drejtor i KAS për Evropën Jug-lindore, Dr. Thobias Rüttershoff, Drejtor i KAS në Tiranë dhe Znj. Andreea Ionescu, drejtuese projektesh në KAS.

Znj. Llagami i njohu të pranishmit me zhvillimet dhe sfidat aktuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor, veçanërisht me hapat e ndërmarra në lidhje me rritjen e transparencës së vendimarrjes së Këshillit. Znj. Llagami u shpreh se mbështetja e KAS, përmes hartimit dhe publikimit të përmbledhjes së vendimeve më të rëndësishme të miratuara nga KLGJ gjatë 2 viteve të para të funksionimit, synon jo vetëm rritje të transparencës institucionale por dhe komunikim më efektiv me publikun apo grupet e ndryshme të interesit.

Bashkëbiseduesit e vendosën theksin e diskutimeve tek rëndësia që ka mbarëvajtja e sistemit gjyqësor në tërësi dhe zbatimi i reformës në drejtësi, si prioritet kombëtar në procesin e integrimit evropian.

Në mbyllje të këtij takimi, palët u dakordësuan mbi mundësitë e mëtejshme të bashkëpunimit nëpërmjet projekteve të ndryshme në fushën e drejtësisë.

 

Back to top