Njoftim për shtyp, datë 29 Prill 2021
Sot, në datën 29.04.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në përputhje me dispozitat ligjore, Këshilli vendosi miratimin e raportit vjetor të veprimtarisë së sistemit gjyqësor dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2020.
Në vijim, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional, për periudhën e vlerësimit 2017-2019, për gjyqtarët pjesë e programit të vlerësimeve për vitin 2021.
Në kuadër të plotësimit të pozicioneve të lira në gjykata, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe atë të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Gjykatën e Apelit Durrës, Korçë dhe Vlorë, për pozicionet e shpallura me datë 01.04.2021.
Në përfundim, pas procedurave të shortit, Këshilli vendosi caktimin e z. Medi Bici si relator për zhvillimin e procedimit disiplinor nr.2/2021, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në ngarkim të magjistratëve {…}, {…},{…}, me detyrë gjyqtarë në Gjykatën e Apelit {…}.