Njoftim për shtyp, datë 16 Prill 2021
Sot, në datën 16.04.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në kuadër procesit të ngritjes në detyrë, pas përfundimit të plotë të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të emërimit, pasurisë dhe figurës, Këshilli vendosi ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të z. Erjon Çela.
Gjithashtu, për shkak të ngritjes në detyrë, Këshilli vendosi përfundimin para afatit të shërbimit në skemën e delegimit, për gjyqtarin z. Erjon Çela.