Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune përfaqësuesit e Institutit për Politika dhe Studime Ligjore (IPLS) në lidhje me zbatimin e Projektit “Të gjithë sytë nga Drejtësia”, i financuar nga Ambasada e Vendeve të Ulëta”.
Sot më datë 3 shkurt 2021, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune përfaqësuesit e Institutit për Politika dhe Studime Ligjore (IPLS) në lidhje me zbatimin e Projektit “Të gjithë sytë nga Drejtësia”, i financuar nga Ambasada e Vendeve të Ulëta”.
Në takim u diskutua për rolin kyç të KLGJ-së në hartimin, miratimin, zbatimin, monitorimin dhe rishikimin e Planit të dytë strategjik të Këshillit për sistemin gjyqësor për vitin 2021-2023, dhe kjo në kuadrin e politikave më të gjera kombëtare në fushën e drejtësisë.
Hartimi dhe zbatimi i politikave që mundësojnë si aksesin në drejtësi ashtu edhe një drejtësi pa vonesa për qytetarët shqiptar janë priorite të vazhdueshme që drejtojnë veprimtarinë dhe vendimarrjet e përditëshme të KLGj-së. Ndaj dhe monitorimi i veprimtarisë së institucionit, si përmes strukturave të brendshme dhe organizatave të shoqërisë civile, me qëllim rritjen e efektivitetit të vendimarrjeve të KLGJ-së, është një mekanizëm i domosdoshëm për një zbatim të sukseshëm të politikave në fushën e drejtesisë.
Në këtë kontekst, KLGj-ja mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar, si me organizatën e IPLS-së dhe me shoqërinë civile në përgjithësi, duke shkëmbyer në mënyrë të ndërsjelltë informacionin e nevojshëm me qëllim monitorimin e ecurisë së reformës në drejtësi dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.