Njoftim për shtyp datë 25 Shkurt 2021
Sot, në datën 25.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në vijim të seancës dëgjimore publike të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për fillimin e shqyrtimit të procedimit disiplinor në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli u njoh me parashtrimet, provat dhe kërkesat e palëve në proces. Pas diskutimeve, Këshilli me qëllim analizën e provave, dokumenteve dhe kërkesave për efekt administrimi, vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për në datën 04.03.2021, ora 10:00.
Në vijim të procesit për vlerësimin e punës së gjyqtarëve si dhe në funksion të ngritjes në detyrë të tyre, Këshilli vendosi miratimin e raportit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarit z. Klodian Kurushi, për vitin 2019.
Në përfundim, Këshilli vendosi ushtrimin e rekursit ndaj vendimit gjyqësor nr.11 datë 02.02.2021 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.