Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh falënderimet në emër të sistemit gjyqësor për kontributin e Ambasadës së SHBA për pasjisjen e personelit të gjykatave dhe të KLGJ me maska mbrojtëse dhe doreza
Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh falënderimet në emër të sistemit gjyqësor për kontributin e Ambasadës së SHBA për pasjisjen e personelit të gjykatave dhe të KLGJ me maska mbrojtëse, doreza dhe dezifektues për të garantuar sigurinë e personelit dhe të publikut. Tashmë ka filluar shpërndarja e këtyre mjeteve të nevojshme mbrojtëse në gjykatat në Tiranë dhe do të bashkëpunojmë me projektin e USAID ‘Justice for all’ (Drejtësi për të gjithë) për të vijuar shpërndarjen në të gjitha gjykatat e tjera.
Këshilli i Lartë Gjyqësor përfiton nga rasti për të shprehur edhe një herë mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme që ka marrë nga partnerët tanë të Ambasadës dhe Qeverisë amerikane.