Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 16 Shkurt 2021

Sot, në datën 16.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në vijim të seancës dëgjimore publike të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për fillimin e shqyrtimit të procedimit disiplinor në ngarkim të magjistrates {…},  me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli shqyrtoi kërkesën paraprake të mbrojtësit ligjor të subjektit nën procedim, për dhënie kohe shtesë me qëllim ushtrimin e të drejtës efektive të mbrojtjes, si dhe mundësimin e pranisë së magjistrates në seancë. Pas diskutimeve Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për në datën 25.02.2021 duke i dhënë gjyqtares në procedim mundësinë për të saktësuar vullnetin e saj të qartë lidhur me pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e saj në seancë disiplinore para Këshillit.

Në vijim të procesit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, Këshilli vendosi fillimin e procedurave të përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatëve nga radhët e gjyqtarëve, duke caktuar relatorët për secilin prej fushave të së drejtës, për njëmbëdhjetë pozicionet e shpallura të lira.

Në funksion të plotësimit të pozicioneve të lira në gjykatat e apelit, Këshilli vendosi fillimin e procedurave të përzgjedhjes për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për shtatë pozicionet e lira, duke caktuar relatorët për secilin prej fushat e së drejtës penale dhe civile.

Gjithashtu Këshilli në funksion të ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës për një pozicion, në Gjykatën Administrative të Apelit, për një pozicion dhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për tre pozicione, filloi procedurat te përzgjedhjes së kandidatëve për këto pozicione, duke caktuar relatorin përkatës.

 

Në vijim Këshilli vendosi përfundimin para afatit të shërbimit në skemën e delegimit, për gjyqtaren znj. {…}.

 

Gjithashtu, në kuadër të plotësimit të vendeve vakant në gjykatat e Apelit, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatit z. Qemal Zaimi dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale.

 

Pas shqyrtimit të kërkesës për dorëheqje nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit {…}, Këshilli vendosi mbarimin e statusit të magjistratit të {…}.

 

Në përfundim, Këshilli vendosi ushtrimin e rekursit ndaj vendimit gjyqësor nr. 6 datë 26.01.2021 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

 

 

 

Back to top